Kërcënimi i presidentit të Sionit me shkarkim të trajnerit Paolo Tramexani në rast se ekipi nuk arrinte të merrte rezultate pozitive në tre ndeshjet e radhës në kampionat, duket se dha efekt.

“Skuadra e shqiptarëve” ka arritur një fitore mjaft të rëndësishëm ndaj Luganos me rezultatin 1-2, ku protagonist ishte mbrojtësi Ermir Lenjani, i cili realizoi golin e dytë në minutën e 74 me një goditje të kalibruar me të majtën, duke e çuar topin në cepin e djathtë të portierit Da Kosta.

Në sfidën e sotme u aktivizua nga minuta e parë edhe futbollisti tjetër i Kombëtares, Burim Kukeli si dhe mesfushori shqiptar Pajtim Kasami, i cili aktivizohet për Kombëtaren e Zvicrës.
Lenjani-470x264

Sioni kishte 5 ndeshje në kampionat që nuk provonte shijen e fitore duke kaluar një periudhë krize ku u eliminua edhe nga Kupa. Me fitoren e sotme ata u ngjitën në vendin e 5-të në renditje, me 11 pikë në 8 ndeshje.

Në sfidën e radhës skuadra e teknikut italian do të ndeshet me Jang Bojsin, kundërshtarin e Skënderbeut në grupet e Ligës së Europës./panoramasport/

Amazing Goal Ermir Lenjani (0:2) Lugano vs… by ylberenexhipi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb