SHBA – Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet janë fotografuar sërish bashkë në Saint Tropez, teksa po pushonin buzë pishinës. Më 26 korrik Leo organizoi mbrëmjen e përvitshme të mbledhjes së fondeve për fondacionin e tij kundër ngrohjes globale dhe mbrojtjes së mjedisit në qytetin bregdetar francez dhe kishte ftuar edhe mikeshën e tij, Kate.

Para se të shkonin në mbrëmjen gala, dy miqtë kanë biseduar dhe kanë kaluar ca kohë jashtë vilës së DiCaprios në Saint Tropez, ku janë parë shumë të afërt, të lirshëm e të shkujdesur siç dy miq të vjetër janë, teksa Leo i ka hedhur dorën rreth shpatullave Rose-s së tij.

Kate, 41 vjeçe tashmë, mama e tre fëmijëve, kishte veshur rroba banje një veshje sipër të bardhë të tejdukshme. Gjatë mbrëmjes gala u mblodhën 30 milionë $ dhe sërish aktorët shkëmbyen shikime, shtrëngime duarsh dhe përqafime.

Edhe pse shumë fansa do donin të shikonin një shkëndijë mes tyre, Kate është e martuar, ndërsa Leo vazhdon koleksioin e tij të dashurave modele.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb