BARCELONE – Leo Messi do të bëhet baba për herë të tretë. Lajmi i mrekullueshëm është dhënë nga bashkëshortja e futbollistit të njohur nëpërmjet një postimi në Instagram.
messi
“Familje me 5 persona, e bekuar”- shkruan Antonella Yoccuzzo poshtë fotos së saj me sulmuesin e Barcelonës dhe me dy djemtë. Këta të fundit i prekin barkun nënës së tyre.
41ED1F1200000578-4656042-image-a-75_1498869394784
Prej muajsh në mediat spanjolle qarkullon lajmi se Messi do të bëhej baba për herë të tretë, gjë që deri pak çastësh nuk ishte konfirmuar nga asnjë prej të dyve.
Çifti i njohur, i cili kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë më 30 qershor të këtij viti, ka dy djem Thiago 4 vjeç dhe Mateo 2 vjeç.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: