TIRANE – Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi feston sot më 3 mars ditëlindjen e saj të 38-të. Shumë nga vitet e jetës së saj kanë qenë të përqendruara në karrierë, pasi ka filluar të këndojë që në moshë shumë të re.

Ajo mbahet mend për hitet e saj të padiskutushme, si “Sahara”, “A vritet pafajësia”, “Vajza e kojshisë” etj. Sot me rastin e ditëlindjes së saj, ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga shoqëria dhe familjarët e saj.
leo-780x439
Ndër vite Leonora është shpërblyer me disa çmime të rëndësishme, si dekoratat e pas luftës për këngën “A vritet pafajësia”, çmimin e publikut dhe atë të produksionit në dy pjesmarrjet e saj në ‘Kënga Magjike’, “Best Video” në Top Fest 7 si dhe disa çmime në “Zhurma Show” dhe “Videofest”. Ajo vazhdon ende të mbetet beqare dhe asnjëherë nuk është prononcuar rreth jetës private.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb