Pas vendimit të disa mjekëve të urgjencës në QSUT për të kërkuar dorëheqjen përmes një letre drejtuar krerëve të Shteti, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një status në Facebook, ai shkruan se “revolta e mjekeve te Urgjences, pas largimit ne dy vitet te mbi 300 kolegeve nga Shqiperia, eshte klithma e falimentimit te ketij shteti!”.

Sipas deputetit demokrat, shendetesia jo vetëm që nuk është falas, por eshte ne ditet e saj me te zeza.

Statusi i plotë

Revolta e mjekeve te Urgjences, pas largimit ne dy vitet te mbi 300 kolegeve nga Shqiperia, eshte klithma e falimentimit te ketij shteti!

Te dashur miq, sot tete mjeke te Urgjences ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, nepermjet nje letre drejtuar ministres dhe drejtorit te QSUT, kane paralajmeruar dorehqjen ne grup duke renditur ne kete leter arsyet e ketij akti si: mosplotesimi i kushteve te punes, mbingarkesa me te semure e Urgjences, te cilet rrine aty mbi 48 ore per mungese vendesh, moszbatim rregullash nga ana e punedhenesve.

Doreheqja e mjekeve të Urgjences se QSUT eshte një akt i paprecedent ne historine e mjeksise shqiptare qe tregon deshtimin e plote dhe skandaloz te sistemit shëndetësor nen drejtimin e qeverise Rama. Sigurisht, kushtet qe shtyne keta profesioniste qe ia kane dedikuar jeten sakrificave per te semuret, jane po aq skandaloze ne cdo spital dhe sherbim urgjence te Republikes.

Kjo qeveri sapo kaloi Buxhetin per vitin 2018 dhe shendetesia dhe nuk eshte jo falas, por eshte ne ditet e saj me te zeza.

Kjo revolte vjen pasi ne dy vitet e fundit jane larguar nga Shqiperia vetem per ne Gjermani mbi 300 mjek te specialiteteve te ndryshme per shkak te pagave te ulta, mungeses se kushteve,dhe te sigurise ne vend.

Revolta e mjekeve te Urgjences, largimi masiv i kolegve te tyre nga Shqiperia, mungesa e specialisteve kryesore ne dhjetra rrethe dhe spitale te vendit, deshmojne gjendjen katastrofale ne te cilen e katandisen shendetesine e vendit ata qe premtuan shendetsine falas, pra Edi Rama me Beqet e tij ne Shqiperi! sb

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: