TIRANE- Kreu aktual i departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu kritikon qëndrimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit drejtuar qeverisë së Kosovës për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje politike që sipas tyre shkon në kufijtë e një tradhtie kombëtare.

Në reagimin e tij Shehu thotë se direktivat e PLL-së janë spekulative, ndërsa shton se ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës nuk do lejojnë sot cenimin e territorit të këtij shteti.

REAGIMI I PLOTË
“Krahas disa kundershtimeve nga forca politike apo grupime aty, po lexoj dhe disa deklarata “ultra patriotike” kundershtuese nga Shqiperia. Mendimet e ndryshme, qofte dhe per kapital politik ne Prishtine i kuptoj, jane deri diku te pranueshme si pjese e diversitetit apo e “lojes politike” te brendeshme.
Nuk mund te pranohen metodat larg kufijeve te debatit demokratik e institucional, gje qe fatkeqesisht ka ndodhur.
Ndersa ne lidhje me “direktivat” nga Tirana mendoj se jane te teperta, paternaliste, bile dhe spekulative.
Kosova eshte nje vend sovran si ne, qe ka filluar procesin e integrimit europian, me parlamet e qeveri legjitime, me nje klase politike qe tashme ka eksperience te mjaftueshme per te marre pergjegjesite e saj.
Ne lidhje me “keshillat”, mendoj se me te vlefshme jane ato qe vijne nga aleatet qe ishin e jane thelbesor ne proceset e lirise e integrimit te Kosoves, pra nga SHBA e BE.
Une nuk besoj qe keta miq te medhenj, te cilet luftuan per te krijuar kete shtet te lire e sovran ne territorin e tij, do te lejonin sot qe t’i cenohej terresia tokesore apo dhe sovraniteti!!!!”
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb