TIRANE- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zhvilluar një takim urgjent me mjekët e Urgjencës në QSUT, pas letrës së këtyre të fundit drejtuar kryeministrit, presidentit të Republikës dhe ministres së Shëndetësisë, ku njoftonin dorëheqjen për shkak të kushteve të rënda në punë.

Mësohet gjithastu se mjekët e dorëhequr me të cilët është takuar për 30 minuta zv.ministrja janë: Elton Calliku, Petrit Gjorgji, Besmir Kocia, Petrit Vargu, Jonida Kito, Eqerem Hasani, Afrim Yzeiraj dhe Etiomena Bracaj.
memo
Të gjithë në një mendje ata firmosën sot një letër ku dhanë dorëheqjen duke e arsyetuar se nuk kishin kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital.

Mjekët kanë njoftuar për tërheqjen 30 ditë përpara sipas Kodit të Punës.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe shërbimet nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”- thuhet ndër të tjera në lerën e mjekëve të Urgjencës së QSUT.

Burime nga drejtoria e QSUT bëjnë me dije për “BalkanWeb” se nuk ka mbërritur asnjë letër për dorëheqje.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: