LONDER– Një 30-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë ditën sotme në një spital në Londër, pasi disa ditë më parë ishte dhunuar barbarisht nga tre të rinj. Sipas mediave të huaja, Jozef Boci, kishte marrë plagë serioze në kokë dhe trup pas goditjeve të forta me leva nga tre persona.

Fill pas ngjarjes, policia në Angli ka nisur një hetim për vrasje dhe ka arrestuar tre persona të moshës 20, 21 dhe 29-vjeçare, të dyshuar si autorë të dhunës ndaj shqiptarit, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Mësohet se 30-vjeçari shqiptar jetonte në Catford, por ai u sulmua të shtunën e kaluar në juglindje të Londrës, në Rrugën e Lartë të Greenwichit pas një sherri që shpërtheu mes dy grupeve.
sgsg
Shërbimet e emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes rreth orës 02:15, dhe zona mbeti e rrethuar nga policia deri të nesërmen.

“Evening Standard” raporton se Jozef Boci u paraqit në spital në gjendje kritike për jetën, dhe ndërroi jetë të premten pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb