Në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Kulturës në Bashkinë Kamëz, LevizAlbania shpalli projektet fituese të Thirrjes së 2-të për Aplikime. Nëntëmbëdhjetë projektet, 13-të të propozuar prej Organizatave Jo Fitimprurëse dhe 6 të propozuar nga individë, u përzgjodhën për të nisur zbatimin e projekteve të tyre.

Pas një procesi publik dhe transparent që prej dorëzimit të koncept-ideve, konkursit të ideve dhe deri tek shpallja e fituesve, LevizAlbania vijon të angazhohet për të rritur dhe forcuar rolin e shoqërisë civile si instrumenti i domosdoshëm për të rritur cilësinë e qeverisjes vendore.

LevizAlbania, ashtu sikundër në thirrjen e parë edhe në këtë thirrje ka mbështetur fuqimisht individët, si kampionë të demokracisë në komunitetet e tyre, duke i cilësuar një hallke e rëndësishme e projektit LevizAlbania.

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Bordit të Granteve, Andi Dobrushi. Ai u shpreh se projekti LevizAlbania tashmë angazhon një spektër të gjerë aktorësh të shoqërisë civile të konkretizuara në më shumë se 22 projekte fituese nga Thirrja e Parë.

Drejtoresha Ekzekutive e LevizAlbania Valbona Kuko u ndal tek instrumenti i “Mbështetjes Emergjente’’, përmes të cilit të gjithë të interesuarit, qofshin këta përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse apo individë, kanë mundësinë të ngrenë zërin dhe angazhimin civil, dhe të mos e lejojnë faktorin kohë të asimilojë çështje të rëndësishme, akute dhe emergjente që lidhen me cilësinë e qeverisjes vendore, aksionet qytetare dhe demokracinë vendore në tërësi.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/10/19-Projektet-Fitueste-te-Thirrjes-2-OJF-Individe.docx” viewer=”microsoft”]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb