SHBA- Presidenti i ri amerikan, Donald Trump dëshiron që t’i rris kapacitetet e mbrojtjes antiraketore si kundërpërgjigje për kërcënimet balistike nga Korea e Veriut dhe Irani, thuhet në dokumentin e ri nga Shtëpia e Bardhë. Gjithashtu premtohet se “përsëri do të ndërtohet ushtria amerikane” dhe se do të ndalohet trendi i zvogëlimit të numrit të ushtarëve amerikanë dhe aeroplanëve që ka ndodhur dekadën e fundit.

“Do të zhvillojnë sistemin më bashkëkohor antiraketor që të mbrohemi nga sulmet raketore të vendeve sic janë Irani dhe Korea e Veriut”, thekson Shtëpia e Bardhë në faqen e rifreskuar në sajtin e saj në internet, me titullin “Amerika para së gjithash. Nuk mund të lejojmë që vendet tjera të tejkalojnë kapacitetet tona ushtarake”, thuhet në dokumentin e publikuar nga administrata e re amerikane.

Sipas asaj që shkruan AFP, edhe pse nuk e kanë ende të plotë sistemin antiraketor për të cilin ka endërruar ish presidenti republikan, Ronald Regan (1981-1989), SHBA-të tashmë kanë sistem i cili mund t’i parandalojë raketat interkontinentale balistike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb