LEZHË-7 karburante në qytetin e Lezhës janë proceduar penalisht nga policia për fshehje të ardhurash. Një nga subjektet është proceduar për mashtrim me cilësinë e karburantit.

“Në vijim të Operacionit për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve , që ka nisur që prej datës 04.05.2015, nga grupet ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat , Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qëndror Teknik , si dhe Policia e Shtetit përfshi edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar pranë D.P.Q, Lezhë gjatë ditës së sotme janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj subjekteve private të tregtimit të karburanteve në zonën e Qarkut Lezhë. Janë kontrolluar 12 subjekte në, Milot e Rrëshen. Janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash 7 subjekte, nga këto subjekte 1 prej tyre është proceduar edhe për mashtrim në cilësi të karburantit.”- bëhet me dije nga policia.

SUBJEKTET
1. Gj.G., vjeç 48, banues në Delbnisht, Kurbin, administrator në subjektin sh.p.k“Tregti karburanti “ me adrese Mali Bardhe, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Sektori i Krimit Ekonomiko Financiar D.P.Q.Lezhë në bashkpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave & Drejtorine e Përgjithshme të Metrologjise u konstatua se “Pompat nuk rezultonin automatike” duke mos shenuar sasinë reale të shitjes se karburantit.

2. A.P., vjeç 42, banues në Fang, Mirditë, administrator në subjektin sh.p.k“Tregti karburanti “ me adrese Rubik, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Sektori i Krimit Ekonomiko Financiar D.P.Q.Lezhë në bashkpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave & Drejtorine e Përgjithshme të Metrologjise u konstatua se nuk kishte të instaluar pajisjen fiskale.

3. D.G., vjeç 47, banues në Milot, Kurbin, administrator në subjektin sh.p.k“Tregti karburanti “ me adrese Milot, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Sektori i Krimit Ekonomiko Financiar D.P.Q.Lezhë në bashkpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave & Drejtorine e Përgjithshme të Metrologjise u konstatua se nuk e kalon testin.

4. K.M., vjeç 31, banues në Tiranë, administrator në subjektin sh.p.k“Tregti karburanti “ me adresë Rubik, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Sektori i Krimit Ekonomiko Financiar D.P.Q.Lezhë në bashkpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave & Drejtorine e Përgjithshme të Metrologjise, janë konstatuar anomali në pompat manuale të cilat nuk pasqyronin on line aktivitetin real të sasisë së karburantit që shitet .

5. E.M., vjeç 24, banues në Rrëshen, Mirditë, administrator në subjektin sh.p.k“Tregti karburanti “ me adrese Munazë, Mirditë, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Sektori i Krimit Ekonomiko Financiar D.P.Q.Lezhë në bashkpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave & Drejtorine e Përgjithshme të Metrologjise, janë konstatuar anomali në pompat manuale të cilat nuk pasqyronin on line aktivitetin real të sasisë së karburantit që shitet .

6. F.K., vjeç 55, banues në Tarazh, Rrëshen, administrator në subjektin sh.p.k“Tregti karburanti “ me adrese Tarazh, Rrëshen, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Sektori i Krimit Ekonomiko Financiar D.P.Q.Lezhë në bashkpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave & Drejtorine e Përgjithshme të Metrologjise, janë konstatuar anomali në pompat manuale të cilat nuk pasqyronin on line aktivitetin real të sasisë së karburantit që shitet .

7. F.M., administrator në subjektin sh.p.k“Tregti karburanti “ me adrese, Rrëshen, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Sektori i Krimit Ekonomiko Financiar D.P.Q.Lezhë në bashkpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave & Drejtorine e Përgjithshme të Metrologjise janë konstatuar anomali në pompat manuale të cilat nuk pasqyronin on line aktivitetin real të sasisë së karburantit që shitet .

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: