LIBAN – Gruaja dhe një djalë i liderit të ISIS-it, Al-Bagdadi, janë arrestuar nga ushtria libaneze në pikën e kalimit kufitar Siri-Liban. Kështu bënë të ditur burimet zyrtare të këtij vendi. Ata janë arrestuar 10 ditë më parë kur hynë në këtë shtet nga Siria. Gruaja ishte duke udhëtuar me një pasaportë të rreme dhe shoqërohej nga djali i saj 9-vjeçar.

Gazeta libaneze As-Safir njofton se arrestimi i krye nga ushtria në koordinim me forcat sekrete të zbulimit të jashtëm.
Organizata terroriste ISIS ka konfiskuar zona të mëdha të Irakut dhe Sirisë – fqinje me Libanin në lindje – duke deklaruar një “kalifat” mbi territorin që kontrollon.

Forcat libaneze kanë zhvilluar një sulm ndaj simpatizantëve të ISIS-it në Liban dhe shërbimet sekrete kanë qenë tepër vigjilente në vendkalimet kufitare.

Ato kanë arrestuar gjatë muajve të fundit, një numër të madh luftëtarësh të ISIS-it, të dyshuar për sulme dhe veprimtari për të zgjeruar ndikimin e organizatës terroriste në Liban.

Tashmë, një aleancë e udhëhequr nga SHBA-ja, po synon të çlirojë hapësirat e Irakut dhe Sirisë nga terroristët.
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: