Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të jepet javën e ardhshme, respektivisht me 17 ose 18 korrik.
Në një konferencë për mediat Haradinaj tha se presioni për liberalizimin po rritet.
“Presioni për liberalizim po rritet. Të gjithë po e ndjejmë këtë presion. Më 17 dhe 18 pritet vlerësimi i KE për të vazhduar në etapa implementuese. Do ta kem një raport pozitiv. Është proces i rëndë dhe ju kisha lutur që mos ta humbim kondicionin rrugës. Sepse kjo është një e drejtë që na jepet një herë dhe e përhershme. Nuk është meritë e kësaj Qeverie, por e të gjitha qeverive pasi është proces i gjatë”, ka theksuar Haradinaj.
(BalkanWeb)