LIBI – Organizata terroriste ISIS ka demonstruar forcën e saj në mënyrë pabesueshme, duke publikuar një paradë makinash “Toyota Land Cruisers” me flamurin e zi, që në vijë të drejtë, në mënyrë të përsosur, ndjekin njera-tjetrën nëpër rrugët e Libisë.

Për më tepër, qindra njerëz, përfshirë fëmijë, i përshëndesin me gëzim në të dy anët e rrugës, banorë të qytetit të Bengazit, ndoshta.

http://youtu.be/C43ZhZ25paA

Kjo video është pjesë e propagandës së ISIS, prodhuar me shumë kujdes nga grupi terrorist “Ansar al-Sharia në 5 shkurt. Ky grup e ka deklaruar qytetin si një “emirat islamik” në korrik të vitit 2014 dhe në nëntor të po këtij viti, OKB-ja e përfshiu grupin në listën e zezë të organizatave terroriste.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: