Nga: Ilir BUSHI

Pas luftës, Dritëroi u bë një eksponent aktiv i lëvizjeve progresiste, rinore në Shqipëri. Kështu, ai mori pjesë në hekurudhën Durrës-Peqin, që filloi punimet në vitin 1945, ku punoi për një muaj si vullnetar. Pas Çlirimit, në vendin tonë u krijua një atmosferë entuziaste, që përfshinte rrëmujën ndërtimtare të veprave industriale dhe infrastrukturës rrugore. Njerëzit ishin të mbushur me shpresa dhe kurajë se po lindte një jetë e re, pa agallarë e shfrytëzues. Ata e lëshuan veten në spiralet e itinerarit të ri, ku mendonin se do shihnin parajsën. Në atë kohë, një banor i Menkulasit, që ishte me Dritëroin në hekurudhë, hodhi publikisht lugën e drurit në pus dhe nuk pranoi as lugë alumini, ngaqë shpresonte, qysh në vitin e parë, të shihte lugët e floririt. Por një funksionar, kur e pa se pritshmëria e fshatarit ishte emergjente, e qetësoi atë duke i thënë: “Mos u mërzit, se sapo jemi çliruar, prandaj në fillim do bëjmë rrugët, pastaj lugët”. Vetë funksionari që ia tha këto fjalë kishte një xhaketë doku, të arnuar në tri-katër vende dhe kur hapi gojën u dallua se shumë dhëmbë i mungonin. Pra, sekretarët e partisë, që trumbetonin lugët e floririt ishin po aq të drobitur sa edhe të tjerët që dëgjonin, me përjashtim të faktit se ata merrnin rrogën për të bërë propagandë, një rrogë që afrohej me rrogën e shkrimtarit. Ata gënjenin atëherë njëlloj siç bëjnë sot deputetët e Kuvendit nëpër fushata elektorale, duke premtuar parajsën. Traseja Durrës-Peqin ishte linja e parë hekurudhore me skartament standard nga Durrësi në Peqin, pa llogaritur linjat minerare dhe ushtarake me skartament të ngushtë, të ndërtuara ndërmjet viteve 1917 dhe 1930 nga austro-hungarezët dhe italianët. Siç e thamë, hekurudha filloi në vitin 1945 dhe përfundoi në nëntor të vitit 1947. Por Dritëroi atje u aktivizua në periudhën e parë, duke ndenjur një muaj si vullnetar. Ndërkaq, ai vazhdonte shkruante dhe duke respektuar talentin e vet, i nxirrte vjershat e tij në gazetat e murit. Vëllai i tij, Tajar Agolli, sqaron se: “Në atë kohë Dritëroi inspirohej ose frymëzohej nga veset e shëmtuara njerëzore, që ishin vjedhjet dhe mashtrimet e ndodhura në fshat. Kjo duket te theksi që ai vinte te vargjet e tij, duke dashur të godiste veset e këqija me vargje të hijshme, të cilat pëlqeheshin shumë prej banorëve të zonës”. Nga kjo gjë ata çuditeshin, por edhe kënaqeshin për dy arsye kryesore: E para, sepse godisnin individët që shkelnin rregullat dhe e dyta, kishte të bënte me faktin se në gjirin e tyre po lindte një poet i ri, që mund ta bënte krahinën e Devollit të njohur e të dëgjuar në të gjithë Shqipërinë.

KOPERTINA I BUSHI.indd

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/09/25/ne-festen-e-1-majit-agollin-e-nxoren-nga-rreshti-se-kishte-veshur-nje-pallto-grash-dhe-kepuce-te-vjetra/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: