Iu dha sot lamtumira e fundit ish-liderit izraelit Shimon Peres. Ceremonia funebre u mbajt sot në Jerusalem për ish-presidentin, fitues i Çmimit “Nobel për Paqe”, Shimon Peres. Në ceremoni ishin të pranishëm dhjetëra liderë botërorë, mes të cilëve edhe presidenti Obama, presidenti francez Hollande, etj.

Edhe përballë sulmeve terroriste, edhe pas zhgënjimeve të përsëritura në tryezën e bisedimeve, ai këmbënguli se si qenie njerëzore, palestinezët duhet të shihen si të barabartë në dinjitet ndaj hebrenjve dhe për këtë arsye duhet të jenë të barabartë në vetëvendosje.

Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili u përshëndet me shtrëngim duarsh me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vlerësohet se afro 30 mijë njerëz parakaluan dje në heshtje pranë arkivolit të të ndjerit para Parlamentit të Izraelit në Jerusalem. Në ceremoni foli edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili kishte ndërmjetësuar në arritjen e marrëveshjeve paqësore të viteve 90-të, për të cilat Shimon Peres pati fituar Çmimin “Nobel për Paqe”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: