MITROVICE- Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur fajtor liderin e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Ai është dënuar me 9 vjet burg për krime lufte ndaj ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë viteve 1999-2000.

Aktgjykimi i Ivanovicit ka pasur vetëm dy pika, ndërsa mësohet se ai është liruar nga pika e dytë e aktakuzës për veprën penale, nxitje për të kryer vrasje në tentativë.

Jo fajtor është shpallur edhe Dragulub Delibashevic, i cili akuzohej për nxitje për të kryer vrasje të rëndë.

Në fletarrestimin ndaj politikanit serb, ishin përshkruar urdhrat që ka dhënë Ivanovic për vrasjen e 9 shqiptarëve në prill 1999, si komandant i MUP-it në veri. Aty ishin përshkruar edhe urdhrat dhe pjesëmarrja në vrasjet e shqiptarëve të veriut në shkurt 2000, këtë herë në rolin e udhëheqësit të grupit paramilitar “Rojat e Urës”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb