SERBI-Pas përplasjeve mes Kosovës dhe Serbisë për trenin, ka reguar edhe lideri i SRS-së, Vojisllav Sheshel. Ai thotë se angazhohet për një reagim të shpejtë ndaj çdo kërcënimi për sigurinë e serbëve në Kosovë, por me mençuri do të priste për momentin e duhur.

‘Nikolic reagoi në mënyrë propaganduese, paralajmëroi për të gjitha paraprakisht duke bërë bujë. Po të sulmoheshin serbët, do të duhej reaguar menjëherë dhe ashpër, dhe tani nuk ka nevojë për të sjellë tension shtesë”- ka thënë Sheshel transmeton zeri.info.

“Deklarata e Nikolicit erdhi në momentin e gabuar dhe nuk ishte e zgjuar. Unë do të prisja për një shtendosje në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës dhe do të insistoja që ushtria ruse të kthehet në Kosovë”- ka thënë më tej Sheshel për mediat serbe. Ndërkohë në lidhje me deklaratën e Nikoliçit se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë nëse është e nevojshme, lideri nacionalist thotë se ai nuk do t’i bëjë atij shoqëri.

“Unë në atë kohë do të bëhem kreu i shtetit dhe komandant suprem, Nikoliçit do t’i besoj udhëheqjen e një njësie çetnike vullnetarësh. Si një komandant unë nuk mund të baltosem nëpër istikame” – tha Sheshel.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb