TIRANE- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, së bashku me disa miq nga SHBA, David Beasly, ish-Guvernator i South Carolina; Nick Landgride Zv.President i Madison University, Mounzer FatFat këshilltar i Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme, Besnik Mustafaj etj; zhvilluan një takim me të rinj republikanë dhe demokratë, si dhe përfaqësues të orgaizatve te ndryshme rinore, nga SHBA, Gjermania, Kosova dhe rajoni, me temë “Lidershipi i Ri”.

Të pranishmit theksuan domosdoshmërinë e pjesëmarrjes të të rinjve në politikë, si domosdoshmëri për të ndërtuar qeverisje funksionale, si dhe për të kapërcyer tranzicionin e gjatë të vendeve ish-komuniste, që vjen si rezultat i qeverive që përpiqen të kontrollojnë jetën e qytetarëve dhe liritë e të drejtat e tyre.

“I takon rinisë që të marë në dorë fatet e vendit” theksoi Mediu, ‘jo si dhuratë apo përzgjedhje selektive e politikës, por si forcë kryesore në zhvillim dhe konkurim’.

“Po ashtu, theksoi ai, besimi dhe politika krijojne nje raport te drejtë ndërmjet qytetarit qëllimeve te tij dhe mirëqeverisjes”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: