Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

“Lidhja mes Tahirit dhe kokainës”, Berisha këmbëngul: Ja çfarë i premtoi Rama në spital

berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha këmbëngul që kryeministri Edi Rama është takuar në spital me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Pavarësisht se Rama e mohoi dje në emisionin “Studio e Hapur” në News24 se ishte takuar me Tahirin në spital, Berisha tregon ndër të tjera qëllimet e takimit prej 70 minutash.

Qytetari dixhital shkruan se Rama i ka premtuar Tahirit ndërprerjen e hetimeve dhe është diskutuar edhe për ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur së fundmi. Denoncuesi flet për njerëz të afërt të Tahirit dhe bën lidhjen me një prej personave të arrestuar për kokainën.

STATUSI I BERISHËS
Antidroga dixhitale zbulon:
Qëllimet e takimit 70 minuta Rama-Tahiri në spital! sb

“I nderuar, një info e vogël që ndoshta ju hyn në punë:
Përshëndetje doktor, Rama mashtroi mbrëmë si për çdo gjë dhe takimin me Tahirin. Ai takim është zhvilluar dhe ka pasur dy çështje:
Së pari, Rama i ka premtuar Saimirit se së shpejti do ndërpriten hetimet ndaj tij.
Së dyti, në takim është diskutuar për ngarkesën e fundit të 613 kg drogë të Edi dhe Olsi Ramës. Kërkojnë t’i mbyllin me çdo kusht gojën Pezakut që shkruante se transportonte drogë për partizanët dmth vëllezërit Rama!

Njeriu i besuar i Saimir Tahirit në përgatitjen e drogës që pinte vetë ka qenë gjithnjë Roni Shqiopa, i cili deri pak kohë më parë (e hoqi Fatmir Xhafaj) ishte drejtor i Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës. Lidhja e Ronit me Saimirin dihej nga gjithë ministria.

Roni Shqiopa ka lindur në Katundin e Ri në Durrës në vitin 1984, por banon në Durrës. Nga ky fshat është edhe Armando Pezaku (1993) që “çonte miell për partizanët”. Armando është djali i Agronit dhe Verie Shqiopës (me origjinë nga Sukthi).

Nuk është çudi nëse hetohen telefonat, të dalë lidhja e me Saimir Tahirin, nëpërmjet Roni Shqiopës. Jo më kot, Saimir Tahiri dhe Armando Pezaku, kanë të njëjtin avokat, Maks Haxhinë, të sugjeruar nga i njëjti person. Nëse vërtetohen si prova (tabulate, etj) lidhjet e Roni Shqiopës me Armando Pezakun dhe Saimir Tahirit do të ishte shumë e vyer për zbërthimin e grupit të partizanëve respekt.

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Ku ishte ky qytetari digjital kur Rama po fliste me Tahirin? Se u takuan edhe ne banjo, apo jo? Ku i degjoji ky digjitali me kaq hollesi keta detaje? Sali Berisha eshte kokrra e budallait, por jane me kokrra budallenjsh ata qe e ndjekin kyt gomar.

  • Hahaaaahaaaaa,o Doktor mos po harron qe Maks Haxhia ka qene dhe mbetet avokati i familjes tende o palle..Atehere paske lidhje edhe ti o hu i shtrember

  • Nuk e hane nje mortje kete pleher te shpetoje ky vend,nje llapaqen,nje monster qe nuk e degjon me askush,eshte bere me keq se Ver LLapa, Sali je nje plak i ndyre i pafytyre.

  • hahahaaaaa, edhe Bogia eshte lidhje, bashke me shefin e portit qe pinin bashke mall dhe i ftuar ishte Vangjushi