Lidhje me mafian për trukimin e ndeshjeve të Botërorit, FIFA përjashton përjetësisht gjyqtarin
- (18:16 , 20/03/2017)
- Komentet te Lidhje me mafian për trukimin e ndeshjeve të Botërorit, FIFA përjashton përjetësisht gjyqtarin Janë të Mbyllura

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka përjashtuar për jetë nga çdo aktivitet i futbollit gjyqtarin Joseph Lamptey, pasi është gjetur fajtor në rastin e ngritur kundër tij, për trukim ndeshjesh .
Në 12 nëntor të vitit të kaluar Afrika e Jugut u përball me Senegalin në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës së 2018. Në këtë takim zyrtari ganez akordoi një penallti tepër të çuditshme e cila u kontenstua gjatë.
Për këtë arsye FIFA ngarkoi Komisionin e Disiplinës për të hetuar mbi këtë çështje. Në fund rezultoi se Lamptey ishte i lidhur me klane mafioze për trukimin e ndeshjeve.
Edhe pse arbitri ndikoi në fitimin e ndeshjes për Afrikën e Jugut me rezultatin 2-1, FIFA ka pohuar se këto shifra do vijojnë të njihen si zyrtare te ndeshjes dhe se nuk do ketë një riluajtje të saj.
(e.k/BalkanWeb)