Pas shortit të Championsit, është hedhur edhe ai i Europa League ku në fazën e grupeve ka qenë pjesë edhe Skënderbeu i Korçës. Skuadrat pjesëmarrëse në këtë kompeticion kanë mësuar sot rivalët në raundin e 1-16-ave. Napoli i Elseid Hysaj do të sfidojë në këtë fazë Vilarealin.

Ndërkohë Bazeli i i shqiptarëve do të përballet me francezët e St Etienne dhe Lacio e Berishës ka përballë Gallatasarain.

Një takim mjaft i fortë është edhe ai mes Anderlehtit të Besnik Hasit dhe grekëve të Olimpiakosit. Në sfidat e tjera spikat Fiorentina – Totenham e cila duket një sfidë mjaft e fortë dhe e luftuar. Short i lehtë për Mançester Junajtid që do të luajë ndaj danezëve të Midtylland. Ndeshjet e para luhen më 18 shkurt, ndërsa të kthimit dy javë më pas.(panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: