Seanca ku u miratua ligji e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë ka qenë jo pak me tensione. Punonjësit e sigurisë së Kuvendit kanë arritur të pengojnë një përplasje fizike mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe ish-kreut të VMRO-DPMNE-së opozitare, Nikolla Gruevski.

Gruevski është ngjitur lartë në foltore dhe ka kërkuar nga Xhaferi që ta ndërpresë punën e Kuvendit.
Gruevski i nervozuar gjuajti gotën me ujë drejt Xhaferit, ndërsa shumë pak mungoi që të arrinte deri tek përleshja fizike mes tyre.

Xhaferi nën presion të opozitës vendosi që të ndërpresë seancën dhe deputetët të shkojnë në pauzë për 15 minuta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb