Kontroll i rreptë për çdo transaksion mbi 1000 euro në Greqi. Ligji i ri i ministrisë së Ekonomisë, që diskutohet këto ditë në parlament parashikon kontroll për pastrim parash në çdo transaksion bankar-pagesë apo transfertë parash si për individët dhe kompanitë nga 1000 euro.

Gjithashtu, do kontrollohen furnizimet mbi 10000 euro për kompanitë, akoma edhe kur blerja bëhet me fatura të ndryshme, si dhe kërkohet transparencë në transferimin e çdo aksioni anonim kompanie të huaj në bursë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb