Presidenti amerikan Barack Obama ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Lartë për ligjin e abortit në Teksas.

Gjykata e Lartë e SHBA hodhi poshtë dy pika të ligjit të abortit të cilat e bënin shumë të vështirë abortin.

Sipas presidentit amerikan Barack Obama vendimi i Gjykatës së Lartë është i drejtë, pasi sipas kreut amerikan të shtetit çdo grua ka të drejtë të zgjedhë vetë për jetën e saj.

‘Çdo grua ka të drejtë të bëjë zgjedhjes e saj riprodhuese’, është shprehur Obama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb