Nga Mariglen Mërtiri

TIRANË- Një kamera në ambientin shkollor mund të ndryshojnë sjelljet agresive të nxënësve dhe mund të mbaj larg shpërndarësit e narkotikëve. Por shumica e shkollave të Tiranës nuk e kanë një sistem të tillë sigurie, edhe pse janë të detyruar nga ligji i ri për sigurinë.

Ndërkohë përshpejtimin e këtij procesi e mbështesin prindërit e nxënësve, por ka edhe prej tyre sipas Drejtorisë Arsimore që kundërshtojnë për shkak të shkeljes së privatësisë së fëmijëve.

Kamerat e sigurisë në shkolla janë një mjet efikas që zgjidhin problemet dhe zbardhin situata të vështira.

Gjimnazet e kryeqytetit, shumica disponojnë kamera sigurie të paguara nga fondet e prindërve, ndërsa shkollat 9-vjeçare në masë kanë mungesë të tyre. Prindërit e fëmijëve e mbështesin këtë siguri shtesë për fëmijët e tyre brenda shkollës por frikën më të madhe e kanë sa dalin jashtë ambienteve të shkollës.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Tiranës Arjola Byzykja pohon se bazuar në detyrimin që buron nga ligji ka një projekt të cilin do të zbatohet në shkollat ku këto elementë sigurie mungojnë.

Raportet flasin se ky mjet monitorues efikas ka sjellë shumë të mira tek nxënësit të cilët e kanë nja kamera vëzhguese mbi kokë gjatë 8 orëve të mësimit.

Privatësia është një tjetër debat i cili ka frenuar disi këtë fenomen për të shkuar para pasi ka ankesa konkrete nga prindërit.

Sistemi i monitorimit me kamera rezulton efikas në shumicën e gjimnazeve të Tiranës duke zbardhur më shpejt përplasjet mes të rinjve dhe ka larguar nga kangjellat e shkollës elementët me precedentë penalë që e shohin ambientin shkollor si një burim të ardhurash përmes shpërndarjes së lëndëve narkotike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb