TIRANE– Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit. Kërkesa për pezullimin e ligjit u paraqit nga Shoqata dhe Unioni i Gjyqtarëve, ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin përfundimtar.

Shoqata dhe Unioni i Gjyqtarëve i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin dhe shpalljen e tij anti-kushtetues, ndërsa rendisin edhe faktet që sipas tyre ligji shkel Kushtetutën.

“Cënohet parimi i sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, por edhe rretheve, por Kushtetuta se lejon, në ligj ndërpritet, kjo cënon të drejtën e karrierës për gjyqtarët”- shprehet Unioni i Gjyqtarëve. Gjithashtu ky union deklaron se ligji i miratuar shkel edhe standardet e përcaktuara në opinionin final të Venecias.

Pak kohë më parë, përfaqësuesi i UGJ, Erion Bani u shpreh se ligji cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe të drejtën e gjyqtarëve për t’u mbrojtur.

“Madje, përmes të këtij ligji cënohet parimi i vazhdimësisë institucionale, si rasti i KLD, pasi i ka kufizuar kompetencat për emërimet dhe shkarkimet e kryetarëve të gjykatave. Me funksionimin e KLGJ ndërpriten mandatet e kryetarëve të gjykatave duke cënuar parimet e sigurisë juridike”- ka thënë ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb