Një nënë në Indi ka sjellë në jetë vajzën e saj që peshon 6 kilogram e 800 gramë, që mendohet të jetë femra më e rëndë e lindur ndonjëherë në botë.

Nandini 19-vjeçe i ka uruar mirëseardhjen në këtë botë fëmijës së saj të parë, falë ndërhyrjes kirurgjike me prerje cezariane, transmeton Telegrafi.

“Gjatë përvojës time 25 vjeçare, asnjëherë nuk kam parë fëmijët kaq të madh. Ajo është mrekulli e Zotit”, ka deklaruar mjeku Venkatesh Raju.

“Besoj se nuk është vetëm bebja femër më e madhe e lindur ndonjëherë në Indi por edhe në botë”, ka shtuar ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: