Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Lionel Messi merr ‘Këpucën e artë’, barazon rekordin me Cristiano Ronaldo

Në Antiga Fabrica Damm të Barcellona, Leo Messi ka marrë për të katërtën herë ‘Këpucën e artë’ si golashënuesi më i mirë i sezonit 2016-2017.

Lojtari i famshëm i Barcelonës me 37 gola, barazon në këtë mënyrë rekordin me rivalin e tij të përhershëm, Cristiano Ronaldo, i cili kishte më shumë “Këpucë të Arta”.

Ylli i Barcelonës e mori këtë çmim për 37 golat që shënoi në sezonin 2016/17 në La Liga. Më parë Messi e kishte fituar këtë çmim edhe në vitet 2010, 2012 dhe 2013.
Ndërkohë, Ronaldo, po ashtu katër herë fitues i këtij çmimi, e ka fituar atë në vitet 2008, 2011, 2014 dhe 2015.

Trofenë Messi e mori nga shoku i tij i skuadreës Luis Suarez.
(da.xha/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.