Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka fituar çmimin e organizatorit më të mirë të lojës për vitin 2015. Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) e ka zgjedhur Lionel Messin si organizatorin më të mirë të lojës në vitin 2015.

Lionel Messi deri më tani ka thyer rekorde të shumta botërore dhe ka fituar shumë çmime, por kjo është hera e parë që argjentinasi e fiton këtë çmim.

Katër herë fituesi i Topit të Artë, që vitin e kaluar u rendit i dyti me vetëm 2 pikë mepak se Toni Kroos, për 2015-n ka grumbulluar në total 168 pikë, ndjeshëm i diferencuar nga vendi i dytë që mbahet nga Andres Iniesta me 91 pikë, ndërsa i treti klasifikohet Andrea Pirlo me 54 pikë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: