Kleodiana kërkon të dijë nga Liridoni se përse është futur në shtëpinë e Big Brotherit. “Për gjithçka që është e mirë për mua. Çmimin e madh nuk e kam menduar ndonjëherë”, i thotë ai.

Kleodiana e pyet nëse mendon se nuk mund të fitojë dhe ai i përgjigjet pozitivisht. “Po! Jemi shumë këtu dhe secili ka lojën e vet. Unë nuk mendoja që do të më merrnin se kam aplikuar edhe vitet e tjera”, i thotë ai.

Kleodiana ndan një tjetër qëndrim në lidhje me mundësitë që ka Liridoni për ta fituar çmimin. “Unë besoj se do ta fitoje”, i thotë ajo. Më pas, Liridoni i thotë të vërtetën sesi ka hyrë në shtëpi. “Më ka futur motra e vogël. Ajo ka aplikuar për mua, s’e kam bërë vetë aplikimin”, i thotë ai./bb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: