TIRANE- “Uroj që drejtësia e plotë të bëhet sa më parë dhe Ramushi të lihet sa më shpejt i lirë për t’u kthyer në Kosovë.”.

Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i takon vendimit të sotëm të gjykatës franceze për lirimin me kusht të kreut të AA-së, Ramush Haradinaj. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Basha theksoi se urdhër-arrestet e Serbisë janë sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik.

REAGIMI I BASHËS
Jam i gëzuar që drejtësia franceze ka marrë një vendim që lehtëson padrejtesine ndaj Ramush Haradinajt. Uroj që drejtesia e plote te behet sa me pare dhe Ramushi të lihet sa më shpejt i lirë për t’u kthyer në Kosovë. Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por janë njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik. Ka vetëm një garanci që kjo padrejtësi ndaj Kosovës të mos përsëritet më: të detyrohet Serbia të anullojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës. Kjo është detyra kryesore e qeverisë tonë: trysnia ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera për të ushtruar trysni mbi Serbinë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: