Ushtria nigeriane shpëtoi 178 njerëz të cilët mbaheshin peng nga militantët islamik të grupit Boko Haram, thonë autoritetet.

Në një deklaratë të mbajtur të dielën thuhet se 101 persona prej pengjeve të liruar janë fëmijë, ndërsa 67 prej tyre janë gra.

Deklarata nuk tha nëse vajzat e rrëmbyera nga një shkollë në Chibok në prill të vitit 2014 nga Boko Haram ishin në mesin e personave të shpëtuar.

Ushtria tha se një komandant i Boko Haram ishte kapur prej tyre gjatë operacionit ku u kontrolluan disa kampe të grupit famëkeq në disa vende të Afrikës.

Boko Haram ka vrarë më shumë se 5.500 civilë në Nigeri që nga viti 2014.

Më shumë se 200 vajza nga Chiboku rezultojnë ende të humbura, pas më shumë se një viti që ato u rrëmbyen nga shkolla në veri të Nigerisë. Shumë prej vajzave të rrëmbyera nga Boko Haram janë të besimit kristian.

Tetorin e kaluar, qeveria tha se kishte siguruar një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e vajzave të marra nga Chibok, por Boko Haram më pas nuk e pranoi këtë pakt duke mohuar përfshirjen e tyre në zhdukjen e vajzave.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: