GJERMANI- Janë liruar tre kosovarët e arrestuar dje në Gjermani, që dyshoheshin se mund të kishin lidhje me terrorizëm.

“Br.de” shkruan se dyshimet fillestare për përfshirjen e tyre në terrorizëm nuk janë dëshmuar si të vërteta. Pas një dëshmie anonime në një faqe online të policisë gjermane ndaj tyre ishte iniciuar një procedurë hetimore, transmeton Koha.net.

Policia bavareze ka thënë se nuk kanë gjetur dëshmi për lidhjet e tre kosovarëve me terrorizëm.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb