Lista e Southgate do të publikohet nesër, por shtypi britanik ka nxituar të jap informacionet e para dhe të pohojë se këto 23 futbollistë janë zgjedhja e trajnerit.

23 lojtarët e thirrur nga Garreth Southaget sipas gazetarit Rob Draper janë: Butland, Pickford, Pope; Stones, Maguire, Walker, Trippier, Rose, Jones, Young, Tarkowski; Wilshere, Dier, Alli, Henderson, Lallana, Loftus Cheek, Lingard; Vardy, Kane, Sterling, Rashford, Ëelbeck.

Bie në sy se kanë mbetur jashtë listës së Southgate portieri Joe Hart dhe mesfushori Jack Wilshere. 31-vjeçari Hart, që ka luajtur 75 ndeshjen me Anglinë, ka pasur një sezon të dobët me 39 gola të pësuar në 19 ndeshje të luajtura për West Ham, ku ka humbur edhe vendin e titullarit.

26-vjeçari Wilshere, i cili ka pasur një karrierë të mbushur me dëmtime nuk do të jetë në Kupën e Botës edhe pse ka luajtur 38 ndeshje me Arsenal në këtë sezon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: