TIRANE– I ftuar në emisionin ’Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’, ish ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Ylli Manjani ka komentuar ‘listën e zezë’ të zyrtarëve të denoncuar nga qytetarët dhe të publikuar nga Rama në ‘Facebook’. Manjani tha se lista është e papranueshme dhe anti-ligjore dhe se me linçimin e emrave të prokurorëve dhe gjyqtarëve shkatërrohet edhe ligji i vettingut.

“Deri tek komunikimi publik nuk ka asgjë të keqe. Detyra e kryeministrit është të vjelë debate me publikun për çështjen e sistemit, jo njerëzit. Tani ai thotë nuk është sistemi, por njerëzit dhe kjo është e papranueshme dhe antiligjore. Pjesa më e rëndësishme në këtë listë është linçimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët linçohen vetëm në sistemin diktatorial.

Vettingu nuk bëhet nga Parlamenti. Linçimi publik i gjyqtareve dhe prokurorëve nga Rama ka dy risqe. E para se ata mund të kërkojnë mbrojtje. Tjetra është se bashkë me këtë kategori që kërkojnë mbrojtje mund të përfitojë edhe një gjyqtar apo prokuror që në fakt duhet të iki. Ja pse shkatërrohet vettingu me linçimet publike”-tha Ylli Manjani, raporton ‘BalkanWeb’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: