TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta, për të diskutuar rreth listës së kandidatëve në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Lista pritet të miratohet në tryezën e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Një ditë më parë në selinë e kryeministrisë, Rama zhvilloi një takim me ministra dhe deputetë të PS-së, për të diskutuar rreth emrave që do të përfaqësojnë socialistët në garën e qershorit.

Kandidatura për Tiranën, si bashkia më e madhe e vendit dhe ku gara është më e fortë, ende nuk është përcaktuar, ndërsa prej ditësh përflitet se ajo do të vendoset mes ministrit Erjon Veliaj dhe deputetit Blendi Klosi.

Pritet që brenda kësaj jave t’i jepet fund përzgjedhjes së emrave të kandidatëve për ato bashki ku ende nuk kanë dalë emrat. Deri tani, PS ka zyrtarizuar kandidatët në disa qarqe të mëdha të vendit, si në Fier, Dibër, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: