Luftëtari nuk ka arritur të marrë 3 pikët në takimin kundër Laçit të luajtur në Gjirokastër edhe pse deri pak minuta para fundit udhëhiqte me rezultatin 1-0.

Vendasit e drejtuar nga Hasan Lika arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 3-të me autor Kristal Abazajn. Në ato momente u krijua përshtypja se gjirokastritët do ta kishin të thjeshtë këtë takim, por nuk do të rezultonte kështu në minutat e fundit.

Miqtë nga Kurbini do të befasonin duke barazuar rezultatin në minutën e 89-të me Gjonin. Luftëtari nuk iu beson syve por koha e mbetur në dispozicion ishte e pakët për të ndryshuar diçka. Takimi mbyllet 1-1.

Pas 11 ndeshjesh në Superligë, Luftëtari renditet në vendin e 8-t me 9-t pikë, ndërsa Laçi pozicionohet i 5-i me 15-t pikë, 1 më shumë se Teuta dhe Partizani.

MINUTË PAS MINUTE

90+5′ Përfundon takimi

90′ Akordohen 5 minuta shtesë,

89′ GOOL Laçi 1-1. Eglantin Gjoni godet saktë me kokë nga brenda zonës pas grushtimit të portierit Ruçi.

78′ Tjetër pritje spektakolare e portierit Ruçi. Xhixha gjuan me kokë nga brenda zonës, por portieri i Luftëtarit tregon reflekset duke mos lejuar topin të shkojë në rrjetë.

76′ Mundësi e shkëlqyer për Luftëtarin, Dejvi Bregu, i vetë përballë Selmanit ka goditur, por portieri laçian ka bër mrekullinë duke evituar një gol të sigurt.

72′ Shumë pranë golit Laçit me Qaqin, por portieri Ruçi bën heroin duke devijuar në këndore gjuajtjen me kokë të mbrojtësit.

69′ Abazaj depërton mjaft të bukur në krahun e djathtë dhe nis një pasim për Bregun, por i vëmendshëm portieri Selmani, i cili lë portën dhe bën një ndërhyrje shpëtimtare.

63′ Një aksion i shpejtë i Luftëtarit me Abazajn, por largojnë në momentin e fundit mbrojtësit kurbinasit.

53′ Bardhi tenton me një goditje me të majtën në hyrje të zonës, Ruçi grushton topin në goditje nga këndi.

47′ Luftëtari jep sinjalin e parë në këtë pjesë të dytë me Bregun, gjuajtja e vlonjatit përfundon jashtë kuadratit.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Luftëtari-Laçi 1-0

45+1′ Kapiteni i Luftëtarit Beqiri ndëshkohet me karton të verdhë.

36′ Bregu provon nga goditja e dënimit, por gjuajtja e tij ishte për t’u harruar.

35′ Rexhinaldo provon me një goditje të befasishme në hyrje të zonës, gjuajtja përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portierit Ruçi.

33′ Mbrojtësi i Laçit Eglantin Gjoni ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

27′ Uzuni hedh një kros në zonë, por nuk ndodhet asnjë nga shokët e skuadrës për ta devijuar.

22′ Nika bën gjithçka mirë brenda zonës, por gabon në momentin e fundit teksa gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë kuadratit.

12′ Një tjetër mundësi shënimi për Laçin me Nikën, por gjuajtja e mesfushorit ka përfunduar mbi traun e portës.

10′ Kundërsulm i shpejt i Luftëtarit me Rrocën, por në momentin e fundit ka ndërhyrë mbrojtësi Gjoni duke larguar rrezikun në goditje këndi.

8′ Mundësi e shkëlqyer për Laçin. Nika lëshon një gjuajtje fluturimthi, por reagon mjaft mirë portieri Ruçi duke iu mohuar golin kurbinasve.

6′ Laçi shumë pranë golit të barazimit, teksa vendasit vendosen keq në mbrojtje, kapiteni Beqiri devijon topin në goditje nga këndi.

3′ GOOL Luftëtari 1-0. Bregu jep një asist për Abazajn në krahun e djathtë, ky i fundit i vetëm përballë Selmanit, nuk ka falur duke dërguar topin në rrjetë.

1′ Ka startuar takimi në Gjirokastër.

Luftëtari-Laçi 1-0

Abazaj 3′

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Ramdani, Aleksi, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçe.
Trajner: Hasan Lika

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Bardhi, Jonuzi, Eskerda, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.
Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: