TIRANE– Artistët janë mbledhur sërish tek Teatri Kombëtar, ndërsa kundërshtojnë shembjen e tij. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga ligji për shembjen e teatrit. I pari që mori fjalën në protestë Alert Celoaliaj tha se teatri Kombëtar është i popullit, dhe ndaj ky i fundit duhet të flasë vet.
“Teatri u rihap në 1983 në 100 vjetorin e tij. Ku teatri i përket popullit dhe jo artistëve. Ne duhet të jemi poshtë dhe duhet të dëgjojmë se çfarë do populli për veten. Faleminderit që jeni këtu sot”, tha Celoaliaj.

“Artistët, në shumicë dërrmuese, përjashto drejtorët dhe kandidatët për drejtorë, u shprehën kundër shembjes së dy teatrove kombëtare dhe kërkuan me vendosmëri anulimin e projekt-ligjit dhe fillimin e diskutimit për rikonstruksionin e dy teatrove kombëtare dhe ndërtimin e një teatri të ri diku tjetër. Artistët nuk pranuan të diskutojnë përmbajtjen e projekt-ligjit, pasi e konsiderojnë atë të gabuar, jotransparent dhe të porositur nga interesa korruptive të biznesit privat”, thuhet në deklaratën e artistëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: