Belgjika ka marrë një fitore me shifra tenistike kundër Tunizisë në takimin e dytë të Grupit G. Skuadra e drejtuar nga Martinez mposhti 5-2 afrikanët, duke siguruar 3 pikët që i lejojnë të marrin pjesë në fazën me eliminim direkt kur ka mbetur edhe 1 ndeshje për t’u luajtur.

Skuadra europiane tregoi që në fillim se nuk do ta diskutonte fitoren, teksa në minutën e 6-t falë nëj penalltie të ekzekutuar saktë nga Hazard mori avantazhin.

Në minutën e 16-t Lukaku do të dyfishonte, por shumë shpejt Tunizia riktheu shpresat me një gol të Bronn. Gjithsesi sulmuesi me ngjyrë i Manchesterit, Lukaku, në fundin e pjesës së parë realizoi golin e dytë personal para dhe të tretin për ekipin.

Në fraksionin e dytë të lojës, Hazard sërish dhe Batshuayi me pas i dërguan shifrat në 5-1, para se Khazri në minutat shtesë të kohës së rregullt të vuloste takimin.

[team_standings 796702]

Belgjika 5-2 Tunizia

Komenti i ndeshjes

90+2′ Khrazri shënon golin e dytë për Belgjikën

90′ Batshuayi shënon të pestin, nuk ndalet Belgjika

51′ Eden Hazard realizon golin e katërt për Belgjikën

46’ Nis pjesa e dytë

45+4’ Përfundon pjesa e parë

45+3’ Romelu Lukaku shënon golin e tretë për Belgjikën dhe të dytin personal

18’ Shkurton diferencat Tunizia, realizon Bronn

16’ Romelu Lukaku shënon golin e dytë për skuadrën e Martinez

6’ Vjen shumë shpejt goli për Belgjikën, Hazard realizon me penallti

1’ Ka nisur takimi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb