Janë luajtur sonte 8 takimet e raundit të gjashtë të grupeve ku janë mësuar edhe ekipet që do të kalojnë më tej në fazën me eliminim direkt.

Në Grupin A Manchester United ka fituar me përmbysje 2-1 kundër CSKA Moscow duke siguruar vendin e parë. Një lajm i madh është edhe fitorja e Basel 0-2 në transfertë kundër Benfikës duke siguruar kualifikimin për më tej. Skuadra ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares Taulant Xhaka tashmë është pjesë e 16-t më të mirave të Europës.

grupi a

Në Grupin B Bayern Mynchen arriti të ‘hakmerret’ ndaj Paris SG që e mundi 3-0 në ndeshjen e parë. Gjermanët me Jupp Heynkes në krye nuk falën duke triumfuar 3-1, por gjithsesi nuk arritën të merrnin vendin e parë për shkak të golavarazhit në përballjet direkte. Celtic vijon aventurën në “Europa League” ndërsa Anderlecht i thotë këtu mirupafshim Europës.

grupi b

Në Grupin C Roma që fitoi minimalisht 1-0 kundër Qaarabag arriti të merrte vendin e parë pas barazimit të Chelsea-s 1-1 me At. Madrid. Edhe pse për verdhekuqtë pati pikëpyetje deri në fund, ato jo vetëm siguruan kalimin e grupit por morën edhe vendin e pare. Humbja më e madhe në këtë grup është eliminimi i spanjollëve të At. Madrid që do t’ju duhet të kalojnë në “Europa League”.

grupi c

Në Grupin D pati hije dyshimi për vijimsinë e Juventusit por gjithçka u shua shumë shpejt. Skuadra italiane falë një goli të shpejtë të Cuadrado-s dhe një tjetëri të Bernandeschi siguroi kualifikimin, vendi i dytë pasi në të parin renditet Barcelona e cila mposhti 2-0 Sporting-un.

grupi d

Rezultatet

AS Roma 1 – 0 Qarabag

53-Perroti

Barcelona 2 – 0 Sporting

59-Paco, 91-Methieu (autogol)

Bayern Munich 3 – 1 Paris SG

8-Lewandowski, 37-Tolisso, 50-Mbappe, 69-Tolisso



Benfica 0 – 2 Basel

5-Elyounoussi, 65-Oberlin

Celtic 0 – 1 Anderlecht

62-Simunoviç (autogol)

Chelsea 1 – 1 Atl. Madrid

56-Niguez, 75-Saviç (autogol)

Manchester United 2 – 1 CSKA Moscow

45-Dzagoev, 65-Lukaku, 66-Rashford



Olympiakos Piraeus 0 – 2 Juventus

15-Cuadrado, 89-Bernandeschi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb