TIRANE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, ku shprehu qëndrimin për çështjen “Tahiri” dhe prokurorët.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se PS e ktheu Këshillin e Mandateve në një gjykatë. Ajo akuzoi Ramën se ai po kërkon ta kthejë drejtësinë nënjë zgjatim të krimit

“Kryeministri shqiptar iu dorëzua krimit dhe trafikantëve. Ai i hoqi çdo mëdyshje shqiptarëve lidhur me krimin. Ai është njëri prej tyre, mbështetësi dhe inspiruesi i tyre. Drejtësia po përballet me një pengesë të madhe që s’janë vetëm kriminelët por edhe mbështetësi i tyre.

Dhunuan rekomandimet e komisionit të Venecias kur thotë se nuk duhet të japë qëndrimin. Komisioni i Mandatave u kthye në gjykatë teatrale. Pritej të zbardhej e vërteta, e prisnin shqiptarët që janë burgosur për një shkelje semafori me të kuqe, një parkim të gabuar. Kryeministri shqiptar u shndërruar në një mbrojtës të krimit.

Fjala e tij sot ishte dëshmi publike e një pazari kriminelësh. Ishte dëshmi publike e strategjisë së tij për ta kthyer drejtësinë në një zgjatim të krimit. I përfshirë nga frika e paniku, kryeministri kërkoi t’i mbyllë gojën Prokurorisë. I bëj thirrje prorkurorisë të mos intimidohet por t’i shkojë deri në fund të vërtetës,” tha Kryemadhi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: