TIRANE- Pasi ka shkarkuar prefektët në 12 Qarqet e vendit, kryeministri Rama ka prezantuar 12 emrat e rinj në këto pozicione të qeverisjes vendore. Në një konferencë shtypi, kreu i Qeverisë tha se lipset një ridimensionim tërësor i institucionit të prefektit dhe se një detyrë të tillë me kaq rëndësi ia kishin besuar ushtarakëve të lartë në rezervë. Sipas Ramës, prefektët e rinj do të kenë një rol kyç në betejën kundër kulitivimit të kanabisit.

Jemi në një fazë të re të procesit qeverisës pas një sërë reformash, në të cilat, ajo administrative-territoriale shënoi çeljen e një kapitulli të ri për nivelin e dytë qeverisës, por edhe për shtetbërjen në Shqipëri. Jemi në çeljen e një faze të re qeverisë me disa sfida themelore, me të cilat lypset edhe një institucion i Prefektit i ridemensionuar tërësisht, si një institucion përfaqësues i kryeministrit dhe qeverisë në çdo qark. Nëse do të kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije, në një pozicion letargjik, dhe ndërkohë, dinamika e re e kësaj faze qeverisëse dhe pritshmërie që njerëzit kanë, në këtë fazë kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së prefektit”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se prefektët e rinj kanë kaluar në një filtër të imët dhe se kanë eksperiencën e duhur. “Proçesi ka zgjatur për rreth 40 ditë dhe në mënyrë aktive dhe skrupuloze kemi vlerësuar pasi kemi rënë dakord mes vetit për profilin e ri të prefektit, një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë në rezervë. Kemi kaluar në një filtër të imët, duke vlerësuar prefektërt e rinj për formiminin e tyre të lartë profesional, aftësi menaxhuese dhe ekzekutuese”,- tha Rama duke treguar edhe kriteret e përzgjedhjes.

PREFEKTET E RINJ TE EMERUAR

Prefekt i Qarkut të Durrësit
1. Roland Nasto

Prefekti i Qarkut të Shkodrës
2. Çesk Millja

Prefekt i Qarkut të Fierit
3. Baki Bala

Prefekt i Qarkut të Korçës
4. Dhori Spirollari

Prefekt i Qarkut të Beratit
5. Harilla Dafa

Prefekt i Qarkut të Dibrës

6. Nexhbedin Shehu

Prefekt i Qarkut të Gjirokastrës
7. Z. Astrit Aliaj

Prefekt i Qarkut të Tiranës
8. Suzana Jahollari

Prefekt i Qarkut të Elbasanit
9. Z. Maksim Malaj

Prefekt i Qarkut të Kukësit

10. Z. Zenel Kuçana

Prefekt i Qarkut të Lezhës
11. Z. Gjergj Prendi

Prefekt i Qarkut të Vlorës
12. Flamur Mamaj

PREFEKTET QE LARGOHEN NGA DETYRA:

Prefekti i Tiranës
Admir Abrija

Prefekti i Durrësit
Emiljan Jani

Prefekti i Elbasanit
Ardit Demiri

Prefekti i Fierit
Vasil Bregu

Prefekti i Vlorës
Etjona Hoxha

Prefekti i Gjirokastrës
Flamur Bime

Prefekti i Beratit
Valbona Zylyftari

Prefekti i Korçës
Pandi Papando

Prefekti i Dibrës
Ardit Kaja

Prefekti i Kukësit
Liman Morina

Prefekti i Shkodrës
Paulin Radovani

Prefekti i Lezhës
Eduard Ndrecaj

(el.sp/e.f/m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb