Lazio e Strakoshës ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale të ‘Europa League’ duke mposhtur në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Ukrainë Dinamon e Kiveit me shifrat 0-2.

Italianëve iu nevojitej me doemos fitorja pas barazimit 2-2 në sfidën e parë dhe këtë e arritën falë golave të Lucas Leiva në pjesën e parë dhe De Vrij në të dytën.

Më tej ka kaluar edhe Marseille që ashtu si edhe në ndeshjen e parë ka marrë një tjetër fitore kundër Atletico Bilbao. Francezët shkuan si favorit në Spanjë duke parë që në shtëpinë e tyre kishin fituar 1-3, por pavarësisht kësaj ata triumfuan sërish, 1-2 në transfertë.

Një kualifikim dramatik ka arritur Leipzing në Rusi. Gjermanët patën fituar 2-1 në ndeshjen e parë, ndërsa sonte në fushën e Zenit janë ndalur në një barazim 1-1. Për t’u evidentuar ishte një penallti e humbur nga rusët në minutat e fundit të takimit, që bëri me zemër skuadrën gjermane.

Eshtë dashur shtesa që Sporting Lisbona të kalonte më tej në “Europa League”. Falë golit të realizuar nga Battaglia në minutën e 107-t portugezët morën një kualifikim shumë të vështirë ndaj çekëve të Victoria Plzen.

Rezultatet live

Dinamo Kiev 0-2 Lazio

/ 23′ Lucas Leiva, 83′ De Vrij


Atletic Bilbao 1-2 Marseille

74′ Williams / 38′ Payet, 52′ Ocampos



Victoria Plzen 2-1 Sporting Lisbon

6′, 64 Bakos / 107′ Battaglia


Zenit Petersburg 1-1 Leipzing

45+1′ Driussi / 22′ Augustin

17:00 | Lokomotiv Moskë-Atletiko Madrid 1-5

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb