Milan i ka dhënë fund aventurës europiane për këtë sezon pasi italianët janë mundur edhe në sfidën e dytë përballë Arsenal.

“Topçinjtë” e drejtuar nga Wenger nuk kanë falur as në përballjen e dytë duke triumfuar 3-1 dhe duke u kualifikuar në çerekfinale me shifrat e përgjithshme 5-1.

Milan e nisi mirë pasi në minutën e 35-t kaloj në avantazh me një supergol të Calhanoglu, por Arsenal arriti të barazonte shpejt me Welbeck që realizoi me penallti. Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me Xhakën e Welbeck sërish.

Lyon edhe pse kishte triumfuar në ndeshjen e parë (0-1) nuk ka arritur të kualifikohet. Francezët janë mundur në shtëpi nga CSKA e Moscoë me shifrat 2-3 duke i dhënë lamtumirën kompeticionit.

Edhe Dortmund ka dështuar me misionin e saj në Austri, duke barazuar 0-0 kundër Salzburg. Skuadra kua luan mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka kaluar më tej falë fitores 1-2 në Gjermani.

Rezultatet Live

Arsenal 3-1 Milan

39′, 85′ Welbeck, (penallti), 71′ Xhaka / 35′ Calhanoglu



Lyon 2-3 CSKA Moscow

58′ Cornet / 39′ Golovin, 61′ Musa



Salzburg 0-0 Dortmund

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb