Pas humbjes turpëruese një javë më parë kundër Skënderbeut Laçi është rikthyer te fitoret duke mundur një kundërshtar të fortë siç është Flamurtari. Kurbinasit e drejtuar nga Mezani falë ‘tripletës’ së Rexhinaldos kanë triumfuar 4-2 përballë vlonjatëve.

Një humbje që dhemb shumë për Flamurtarin pasi ekipi i drejtuar nga Duro pëson humbjen e dytë radhazi duke shkëputur kontaktet me vendin e dytë.

Pas 24 javësh kampionat Laçi rrëmben vendin e tretë duke parakaluar Flamurtarin, me 36-t pikë në vendin e tretë.

Laçi 4-2 Flamurtari

13′ 23′ 71′ Rexhinaldo, 88′ Uzuni / 73′ Siljanovski, 82′ Musta

Minutë pas minute

Përfundon ndeshja

88′ GOOOOL Laçi 4-2. Mesfushori beratas Myrto Uzuni ka gjetur golin e katër për kurbinasit. Ku pas asistit të Nikës ka goditur saktë nga brenda zonës.

82′ GOOOL Flamurtari. Emiljano Musta ka goditur sakt me kokë nga brenda zonës pas topit të krosuar bukur nga kendi, duke rihapur takimin.

78′ E pafalëshme çfarë ka humbur Danilo Alvesh, i cili përfitoi nga gabimi i mbrojtësve vendas, ndërsa i vetëm me portierin Vata ka gabuar.

73′ GOOOOL Flamurtari. Vetëm dy minuta pas golit të vendasve, Flamurtari i është përgjigjur me anë të Siljanovskit i cili shënon për vlonjatët.

71′ GOOOOL Laçi 3-0. Fantastik sulmuesi Rexhinaldo, i cili me një goditje spektakolare nga brenda zonë ka shënuar golin e tretë të sfidës dhe të tretin personal.

66′ Flamurtari i afrohet golit me Danilo Alvashin, por sulmuesi nuk ka arritur ta dërgojë topin në kuadrat.

62′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë ndaj Danilo Alveshit.

58′ Ardit Hoxha i afrohtet golit të parë, me Ardit Hoxhën, por gjuatja me kokë e sulmuesit u ndal nga portieri Vata.

56′ Mundësi e artë për Rexhinaldon për të shënuar golin e tretë, por i vetëm përballë portierit është ndalur nga ai.

52′ Uzuni provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi devijohet nga muri mbrojtës.

51′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e pare, Laçi-Flamurtari 2-0.

66′ Flamurtari i afrohet golit me Danilo Alvashin, por sulmuesi nuk ka arritur ta dërgojë topin në kuadrat.

62′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë ndaj Danilo Alveshit.

58′ Ardit Hoxha i afrohtet golit të parë, me Ardit Hoxhën, por gjuatja me kokë e sulmuesit u ndal nga portieri Vata.

56′ Mundësi e artë për Rexhinaldon për të shënuar golin e tretë, por i vetëm përballë portierit është ndalur nga ai.

52′ Uzuni provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi devijohet nga muri mbrojtës.

51′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Fantastik portieri Vata, i cili i ka mohuar një gol të sigurt Franc Veliut, i cili goditi mjaft bukur nga goditja e dënimit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

40′ Mundësi e shkëlqyer për Flamurtarin. Portieri Vata ka bërë heroi duke ndalur gjuatjen e Siljanovskit, më pas topi u përplas në pjesën e sipërme të travesës.

33′ Kamara provon me një gjuajtje me kokë pas një harkimi nga krahu i majtë, por topi përfundon jashtë kuadratit.

31′ Tjetër mundësi për vendasit me Uzuni, por gjuajtja është pritur nga portieri Sali.

23′ GOOOOL Laçi. Rexhinaldo tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar rezultatin.

22′ 11-metërsh në favor të Laçit, pas një faulli në zonë të Pollozhanit ndaj Rexhinaldos. Mbrojtësi kuqezi ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Myrto Uzuni provon të befasojë portierin Sali me një goditje në ecje e sipër nga distanca, por topi ka përfunduar mbi kuadrat.

13′ GOOOOL Laçi. Pas një gabimi në mbrojtje nga Pollozhani, sulmuesi Rexhinaldo ka përfituar dhe i vetëm përballë portierit Sali ka shkundur rrjetën

10′ Laçi provon me Lushkjan, por topi ndalohet nga mbrojtësit vlonjatë.

3′ Vendasit kërkojnë të rrezikojnë me Rexhinaldon, por largojnë rrezikun mbrojtësit e Flamurtarit.

1′ Nis ndeshja në Laç

Formacionet zyrtare

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb