Teuta ka bërë mrekullinë sot në Lushnje duke përmbysur disavantazhin e dy golave dhe duke marrë një 3 pikësh shumë të çmuar.

Skuadra e drejtuar nga Begeja e nisi takimin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar 2 gola deri në minutën e 33-t. Shpresat e durrsakëve për pikë do të ngjalleshin në fundin e pjesës së parë, atëherë kur Hila do të realizonte saktë një penallti.

Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 59-t, Gjeorgjeviski, do të sillte baraspeshën para se

Pas 26 javësh kampionat Teuta renditet në vendin e 9-t me 26 pikë, 1 më pak se Vllaznia e cila luan nesër takimin e kësaj jave. Ndërsa Lushnja prej 8 javësh mbetet në të njëjtën vend dhe kuotë pikësh, e fundit me 10 pikë.

Lushnja 2-3 Teuta

14′, 34′ Canka / 45′ Hila, 59′ Gjorgjevsiki, 93′ Dediç

Minutë pas minute

Përfundon takimi

93’ Goooooool Dediç realizon supergol nga goditja e dënimit.

92’ Fiton një goditje dënimi afër zonës Teuta. Faullin e ka shkaktuar Koreshi në dëm të Peqinit.

90’ Arbitri akordon 5 minuta shtesë.

83’ Edhe Lushnja kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Branica nga fusha dhe futet Taullau.

80’ Teuta kryen dhe zëvendësimin e fundit. Largohet Beqja dhe në fushë hyn Vila.

72’ Tjetër mundësi e shpërdoruar nga Teuta, Magani largon topin nga vija fatale.

70’ Zëvendësimi i radhës për Lushnjën. Largohet Bufasi dhe hyn Koreshi.

69’ Largohet nga fusha autori i dy golave, Mikel Canka, dhe futet Çela për Lushnjën.

65’ Traversa i mohon avantazhin Teutës. Gjuajtja e Peqinit ndalet në trarin e mbrojtur nga Bejte.

59’ Goooooool. Barazohen shifrat . Gjorgjevsiki shënon nga brenda zonës pas asistit të Dediç.

57’ Teuta bën zëvendësimin e dytë. Largohet nga fusha Lajthia dhe fitet Peqini.

52’ Magani ngelet i dëmtuar pas një krosimi të Hakaj dhe topi e prek në fytyrë peqinasin, të cilit i jepet ndihma e parë.

46′ Nis pjesa e dytë në Lushnjë

Mbyllet pjesa e parë

45’ Arbitri i katërt akordon tre minuta shtesë.

45’ Goooool Hila shënon nga penalltia dhe ngushton diferencën e golave.

41’ Teuta hidhet në sulm. Trajneri largon Bilalin nga fusha dhe fut Krujën.

34′ Gooool Canka “show”, sulmuesi shënon përsëri dhe dyfishon rezultatin.

29’ Goditjen e mori përsipër Hrkaç, por nuk mundi ta kalonte dot murin ai.

28’ Teuta fiton një faull shumë afër portës së Lushnjës.

22’ Mesfushori i Lushnjës, Gava, ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj arbitrit.

19′ Pepa kishte mundësi të dyfishonte rezultatin pas një krosimi të Sefës, por goditja e tij nuk kishte forcën e duhur.

14’ Gol i befasishëm nga Mikel Canka. Kapiteni realizon një gol nga jashtë zonës. Portieri Moçka nuk arriti ta kontrollojë dot topin.

6’ Rasti i parë i rrezikshëm i përket Teutës. Qendërmbrojtësi Bilali nuk arriti të devijojë si duhet një krosim që i erdhi nga krahu i majtë.

5’ Goditje dënimi në favor të Teutës, Një faull i shkaktuar nga Enriko Papa në dëm të Dediç.

1′ nis ndeshja në Lushnjë

FORMACIONET ZYRTARE

LUSHNJA: Bejte, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Branica, Gava, Papa, Mone, Canka, Pepa. Trajner: DritanÇuko

TEUTA: Moçka, Gjeorgjevski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkac, Beqja, Hila, Lajthia, Latif, Dedic. Trajner:Gentjan Begeja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb