Partizani ka mundur thellë 3-0 Luftëtarin në “Selman Stërmasi” duke u hakmarrë në një farë mënyre për atë humbje turpëruese 5-0 në fazën e dytë në Gjirokastër.

Skuadra që sot për herë të parë zbriti në fushë e drejtuar nga Klevis Daili u shfaq e sigurtë dhe e bindur në atë çfarë kërkonte.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 33-t nga Batha i cili realizoi me kokë për Partizanin. Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Progni do të dyfishonte para se Edgar Çani i futur në pjesën e dytë të fitonte një penallti në minutën e 82-t.

Ekzekutimin e merr përsipër Batha i cili realizon ‘dopietën’ personale dhe golin e tretë për Partizanin. Në fund këto do të rezultonin edhe shifrat përfundimtare.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e 5-t me 35-s pikë duke parakaluar Luftëtarin me 34-r.

Partizani 3-0 Luftëtari

33′, 82′ Batha, 72′ Progni /

Minutë pas minute

90′ 3 minuta shtesë.

82’ GOOOL Batha shënon edhe të tretin me penallti, pasi e fitoi Çani.

72’ GOOOL Progni. Partizani shënon edhe të dytin, me sulmuesit që pas një gabimi të portierit Ruci. Ai rrëmben topin, godet. Sfera në fillim pritet nga Ruci, por përplaset në trupin e Jakovljeviç, dhe shkon në portë.

71’ Kardozo futet në fushë, në vendin e Asanit.

69’ Shpëton për mrekulli porta e Luftëtarit, me Bathën që godet pas një topi të ngelur në zonë, por nuk tund dot rrjetën.

66’ Tjetër zëvendësim për Likën. Rapa futet për Liçajn.

60′ Zëvendësimi i parë tek Luftëtari. Lamçja i lë vendin Donald Rrapos.

56’ Asani rrëmben një top nga mbrojtësit e Luftëtarit, futet drejt zonës dhe fiton një goditje këndi.

53’ Abazaj hyn nga e djathta e zonës, dhe godet drejt portës, por portieri Hoxha ndal.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet e para. Partizani-Luftëtari 1-0

33’ GOOOL Batha. Partizani gjen golin me anë të kapitenit, pas një goditje këndi, ku Batha shënon me kokë nga mesi i zonës.

24′ Mala provon me një goditje të menjëhershme, ndërsa topi është përplasur te dy futbollistët e Luftëtarit dhe ka përfunduar në duart e Ruçit.

20’ Gojkoviç, në zonën e gjirokastritëve, godet me kokë pas një topi të gjatë, por kontrollohet nga Ruci.

13’ Trashi godet nga jashtë zone, shënon, por arbitri kishte ndërprerë ndeshjen pak sekonda më parë, prej një tifozi të Partizanit që kishte hedhur në fushë një fanellë të Trashit. E çuditshme çfarë ndodh në “Selman Stërmasi”.

12’ Beqiri godet me kokë nga një goditje këndi, por pret Hoxha.

10’ Pa shumë raste minutat e para. Skuadrat shfaqen të kujdesshme në “Selman Stërmasi”.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”/

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Progni, Bardhi.

Trajner: Klevis Dalipi.

Luftëtari: Ruci, Liçaj, Jakovleviç, Beqiri, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Lamçja.

Trajner: Hasan Lika

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb