Ka rezultuar një festival golash dhe një fitore tenistike ndeshja e javës së 22 mes Partizanit dhe Lushnjës. Ekipi i drejtuar nga Starova ‘nxori dufin’ e dy humbjeve të fundit duke fituar me shifrat 6-0.

Shifrat u zhbllokuan në minutën e 29-t nga Jurgen Bardhi i cili shumë shpejt do të dyfishonte shifrat me golin e dytë personal. Kur pritej fundi i pjesës së parë mbrojtësi Egzon Belica do të shënonte edhe golin e tretë duke vulosur kapitullimin e lushnjarëve.

Në fraksionin e dytë të lojës Gerhard Progni realizoi të katërtin, ndërsa Cardoza dhe Ramadni me golat e pare të tyre me fanellën e kuqe stampuan shifrat përfundimtare në 6-0.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e 6-t me 31 pikë, 3 më shumë se Luftëtari që luan nesër kundër Flamurtarit. Ndërsa Lushnja me humbjen e pësuar zhytet akoma dhe më shumë në fund, me vetëm 10-t pikë në 22 javë kampionat.

Partizani 6-0 Lushnja

29′, 36′ Bardhi, 45+1′ Belica, 58′ Progni, 64′ Cardoso, 84′ Ramadani /

Minutë pas minute

84′ GOLLL Ramadani. Pas një krosimi në zonë të Prognit mesfushori shënon golin e parë me fanellën e Partizanit, ndërsa të 6 për këtë takim

73’ Canka godet nga jashtë zone, por është Alban Hoxha që me majën e gishtave i ndryshon udhë topit.

64′ GOLLL Cardozo. Braziliani shënon golin e parë me të kuqtë dhe të pestin për ekipin në këtë ndeshje

58′ GOLLL Progni. Nuk ndalet Partizani. Shënon edhe golin e katërt

51’ Zëvendësimi i parë edhe tek Lushnja. Përgjini në fushë për Sefën.

46’ Zëvendësim në radhët e Partizanit. Trashi i lë vendin Lukas Kardozos

46’ Nis pjesa e dytë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë

46’ GOOOL Belica. I ardhur nga mbrojtja, vjen dhe kërcen duke goditur me saktësi, pas një goditje nga këndi.

43′ Vjen karton i parë i verdhë në këtë takim. Premçi ndëshkohet për një ndërhyrje të ashpër ndaj Prognit.

36′ GOLLL dyfishon partizani. Jurgen Bardhi shmang bukur në zonë dhe nuk fal para portierit

29’ GOOOL Bardhi realizon me kokë, pas një krosimi mjaft të mirë të Asanit, dhe sulmuesi e dërgon në rrjetë.

26’ Gojkoviç provon me kokë pas një harkimi në zonë, por goditja me kokë shkon mbi traun e portës.

21’ Lushnja ka një shans të mirë e Sefën, por Alban Hoxha del në kohë dhe mbyll sulmuesin.

13’ Spaho ndalon Asanin në një goditje të fuqishme brenda zone.

7’ Progni godet shtyllën, pas një asistimi të bukur që merr, por arbitri me flamurin e ngritur tregon që pozicioni ishte jashtë loje.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”/ panorama sport

Pas 3 ndeshjesh pa fitore Partizani do të synojë sot në “Selman Stërmasi” të ndryshojë faqe përballë Lushnjës. Pavarësisht lojës së bukur dy humbjet e fundit përballë Kukësit dhe Skënderbeut e bëjnë detyrim fitoren ndaj lushnjarëve të cilët duken të pashpresë për të shpëtuar rënien nga kategoria.

Pavarësisht këtyre fakteve për të mos u nënvlerësuar janë deklarat e miqve të cilët vijnë me synimin për pikë në Tiranë. Kujtojmë që në ndeshjen e fazës së parë Lushnja mori një barazim 0-0 në kryeqytet.

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Progni, Bardhi.

Trajner: Sulejman Starova

Lushnja: Spaho, Magani, Premçi, Bufasi, Ruço, Gava, Papa, Pepa, Branica, Canka, Sefa.

Trajner: Dritan Çuko

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb