Kombëtares Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi nuk i ka mjaftuar ‘dopieta’ e Rei Manajt për të dalë me pika nga sfida e sotme kundër Sllovakisë. Edhe pse kuqezinjtë 21-vjeçar kaluan dy herë në avantazh, në fund humbën me shifrat 2-3, duke vrarë pothuajse çdo shpresë për kualifikim në Europian.

Ndeshja u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, me Manajn që kaloi Shqipërinë në avantazh. Ky rezultat nuk zgjati shumë pasi me fillimin e fraksionit të dytë të lojës miqtë barazuan menjëherë.

Gjithsesi ‘bomberi’ shqiptar që luan në Spanjë arriti edhe një herë të kalonte ekipin e Bushit në avantazh, 4 minuta pas barazimit, ekzaktësisht në minutën e 52-t.

Gjëma do të ndodhte pak para fundit, kur fillimisht Dimun barazoi shifrat për sllovakët, ndërsa Mraz i përmbysi ato për t’i dhënë 3 pikët skuadrës kombëtare të tij.

Renditja pas 6 ndeshjesh në Grupin 2

renditja

Shqipëria U-21 2-3 Sllovaki U-21

44′, 52′ Manaj / 48′ Spalek, 80′ Dimun, 87′ Mraz

Minutë pas minute

87’ GOL Sllovakia. Gabime në mbrojtje gjatë goditjes së këndit të miqve. Mbrojtja inekzistente dhe Mraz përfiton.

86’ Sllovakia pranë golit të tretë, provojnë me kokë nga goditja e këndit, por topi përfundon jashtë.

80’ GOL Sllovakia. Barazohemi sërish, në minutat e fundit, nga një mungesë përqendrimi në mbrojtje, përfiton Dimun.

71’ Çekiçi rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, por arbitri e ndëshkon me të verdhë për simulim.

62’ Zëvendësimi i dytë tek sllovakët. Jirka i lë vendin Cernak.

52′ GOOOL Shqipëria. Kuqezinjtë sërish në avantazh me gol të Manajt. Dopietë për sulmuesin.

48′ Gol Sllovakia. Shqipëria duket se ka mbetur në tunel. Spalek brazon rezultatin

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri U21-Sllovaku U21 1-0

45’ 1 minutë shtesë.

44’ GOOOL Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Ceka pason bukur në zonë për sulmuesin Manaj, dhe ky i fundit nuk fal përballë portierit.

42’ Varga zë vendin e Sulek tek Sllovakia, që kryen zëvendësimin e parë, një ndërrim i detyruar pas dëmtimit të Sulek.

35’ Kombinime të bukura mes kuqezinjve, mes Kallakut, Seferit e Manajt, por topi i fundit nga Manaj shkon në një zonë ku nuk gjendet askush për ta shfrytëzuar.

33’ Goditje nga distanca e sllovakëve, tokazi, dhe Sherri devijon duke e ccuar në goditje këndi.

32’ Ndërhyrje e rëndë e Urblik ndaj Ndojit, arbitri nuk e fal dhe i tregon kartonin e verdhë.

31’ Karton i verdhë edhe për mbrojtësin Ceka.

24’ Seferi lëshon një goditje fantastike nga jashtë zonës, por portieri Rodak bën heroin përballë sulmuesit shqiptar.

22’ Manaj futet bukur nga e djathta brenda zonës, godet në një pozicion të favorshëm por devijimi i mbrojtjes kundërshtare në fund, bën që topi të shkojë në goditje këndi.

12’ Goditje e fuqishme nga Sllokavia në goditjen e dënimit. Sherri në pozicion dhe ndal me siguri.

11’ Karton i verdhë për Malokun, për një mbajtje nga fanella ndaj Cernak.

6’ Sllovakët dalin rrezikshëm para me një kundërsulm, por në fund është Bare që mbyll hapësirën në zonë.

1′ Nis ndeshja në ‘Selman Stërmasi’/

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Sherri, Tafa, Ceka, Ndoj, Maloku, Toli, Kallaku, Bare, Çekiçi, Seferi, Manaj. Trajner: Alban Bushi.

Sllovakia: Rodak, Çvatal, Vavro, Hancko, Sulek, Dimun, Lesniak, Urblik, Spalek, Cernak, Mraz. Trajner: Oto Brunegraf

Gjyqtar: Stefan Apostolov (Bullgari)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb